Kosova kujton 11 Shtatorin, për të ligjërohet edhe në shkolla

Kosova kujton 11 Shtatorin, për të ligjërohet edhe në shkolla

Kosova solidarizohet me Amerikën, në shkolla ligjërohet për 11 Shtatorin

Nuk janë në detyrë, por kanë ndezur sirenat e mjeteve të tyre.

E një situatë e njëjte ishte krijuar para 18 viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 11 shtator, 2001 Amerika u sulmua nga një grup terroristësh.

Këta terroristë arritën të shkatërrojnë dy kullat binjake në SHBA.

E  gjatë këtij sulmi humbën jetën rreth 3 mijë persona, në mesin e tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë.

Pjesëtare të policisë, zjarrfikës e ambulanca dolën sot në sheshin “Bill Clinton”, për tu solidarizuar me miqtë Amerikan.

Në këtë aktivitet të organizuar, nga Shoqata “ Miqtë e Amerikës” të pranishëm u panë edhe  garda e nderit të Policisë së Kosovës, raporton T7.

Këta të fundit ngritën në gjysmë shtizë flamurin Amerikan.

Të pranishëm ishin edhe Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhep, menaxherja e ICITAP-it për Kosovë, Cimberly  ËWight si dhe kryetari i Shoqatës “Lushnja” të Shqipërisë, Durim Meta.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi theksoi se ngjarjen  që ndodhi në vitin 2001, Kosova e përcolli me lot.

Cimberly  Wright përkujtoi kolegët e saj të cilët kishin humbur jetën  në krye të detyrës.

Ne përmbyllje të aktivitetit u ndezën qirinj.

E kjo ngjarje nuk mbeti pa u përkujtuar edhe në shkolla.

Drejtori i shkollës së mesme “ Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë tregon se në këtë shkollë u ligjërua për aktin terrorist të datës 11 shtator.

E mu me këtë datë kjo shkollë u kujdes edhe me disa detaje të tjera.

Kjo shkollë që 5 vite është duke bashkëpunuar me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, që gjeneratave të reja të ju përcillet historia e shtetit Amerikan.