Kosova me një mungesë të madhe kundër Bullgarisë

Përkundër që dje iu ishte bashkuar stërvitjeve me një pjesë të ekipit të Kosovës, Benjamin Kololli nuk do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e së hënës kundër Bullgarisë.

Kololli kishte munduar edhe në ndeshjen e së hënës për shkak të një lëndimi, mirëpo dje ishte raportuar se ai kishte stërvitur së bashku me një pjesë të ekipit të Kosovës, duke nxitur besimin se ai mund të jetë i gatshëm për përballjen me Bullgarinë.

Megjithatë, drejtori i ekipit kombëtar të Kosovës, Murat Berisha, ua ka shuar shpresat “Dardanëve” për një gjë të tillë, duke zbuluar se Kololli nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen me Bullgarinë.

“Sot është bërë rezonanca magnetike dhe kemi dal në përfundim që Kololli nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Bullgarisë” tha Berisha për Gazetën Olle.

Ndeshja kundër Bullgarisë do të jetë e para për Kosovës në rrugën drejt EURO 2020, ndërsa Bullgaria e zhvilloi ndeshjen e parë mbrëmë, kur barazoi me Malin e Zi. /Gazeta Express/

TAGS