Kosova merr pjesë në parakualifikimet e Kupës së Botës 2023

Kosova merr pjesë në parakualifikimet e Kupës së Botës 2023
16:45 | 7 Tetor 2019

Kosova do të marrë pjesë në parakualifikimet e FIBA Kupa e Botës 2023, në basketboll.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot ka aplikuar në FIBA për të marrë pjesë në parakualifikimet për FIBA Basketball World Cup 2023, të cilat gara do të fillojnë në Shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojnë në Shkurt 2021.

Federata e Basketbollit e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara në formën e regjistrimit të FIBA-s dhe shumë shpejt pritet të kuptohet data e shortit të kësaj faze të garave, ku edhe do të dihen kundërshtarët e Kosovës.

FBK është në kërkim të përzgjedhësit të ri të Kombëtares A të Kosovës, të cilin pritet ta emërojë deri në muajin e ardhshëm. /Lajmi.net/

TAGS