Kosova nis stërvitjen e fundit para takimit me Bullgarinë

Kosova nis stërvitjen e fundit para takimit me Bullgarinë
18:40 | 9 Qershor 2019

Kosova ka filluar stërvitjen e fundit në stadiumin edhe ku do të luhet ndeshjen e nesërme ndaj Bullgarisë, ‘Vasil Levski’.

Bernard Challandes gjendet në dyshime të mëdha rreth formacionit, sidomos pas mungesave të Valon Berishës, Herolind Shalës, Hekuran Kryeziut dhe së fundmi Arbër Zenelit, i cilu u lëndua rëndë ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi.

Sipas asaj që raporton Supersport, gjendje të mirë fizike kanë Bersant Celina dhe Amir Rrahmani, që fillimisht nuk ishin plotësisht të gatshëm, transmeton lajmi.net.

Të gjithë futbollistët që janë duke kryer stërvitjen e sotme janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm plotësisht për ndeshjen e nesërme.

Në stadiumin nacional ‘Vasil Levski’ pritet të jenë të pranishëm rreth 6 deri 8 mijë tifozë, ku 500 prej tyre pritet të jenë nga Kosova. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS