Kosova përballet me Spanjën në kualifikimet për Evropian

Sot, në orën 14:00 do të zhvillohet ndeshja mes ekipit kombëtar të Kosovës U-21 dhe Spanjës U-21, në kuadër të rrethit elitar për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Kosova dhe Spanja garojnë në Grupit 5 të rrethit elitar për kualifikime në Kampionatin Evroian. Deri më tani është zhvilluar vetëm një ndeshje dhe Spanja e kryeson grupin, ndërsa Kosova radhitet e fundit, raporton Gazeta Express.

Për dy ditë rresht futbollistët e Kombëtares U17, pas ndeshjes me Ukrainën, ku humbën me rezultat 2:0, kanë mbajtur seanca stërvitore, në përpjekje për të nxjerrë mësimet e duhura nga lëshimet e gabimet e shfaqura në atë takim.

Përzgjedhësi Besnik Kollari  me ndihmësit e tij në seancat stërvitore kanë punuar për mënjanimin e gabimeve nga ndeshja e kaluar duke analizuar ndeshjen me Ukrainën, por edhe duke analizuar kundërshtarin e ndeshjes së nesërme Spanjën, e cila e mposhti Greqinë në ndeshjen e parë me rezultat 2:0.

“Bashkërisht me ndihmësit e mi jemi përpjekur të identifikojmë pikat e dobëta aty kemi çaluar në ndeshjen e parë, në mënyrë që në duel me Spanjën të mos i përsërisim ato. Jemi të vetëdijshëm se Spanja do të jetë një kundërshtar edhe më i fortë se Ukraina, ndonëse në futboll asnjëherë nuk i dihet”, është shprehur Kollari.

“Kam kërkuar nga futbollistët, që të kenë angazhim më të madh, të jenë të përqendruar dhe ta ruajnë gjakftohtësinë. Maksimalisht kërkohet vëmendje më e madhe në mbrojtje dhe syçeltësi në organizmin e sulmit. Shpresoj dhe besoj se do të kemi një paraqitje të mirë”.

Renditjen aktualit të Grupit 5 mund ta shikoni më poshtë:

TAGS