Kosova synon pesë medalje në Grand Prix Budapest

Kosova synon pesë medalje në Grand Prix Budapest
8:15 | 12 Korrik 2019

Xhudistët nga Kosova do të kenë një tjetër sfidë të rëndësishme sot, në Budapest.

Hungaria do të jetë vendi që do të organizojë Grand Prixin e radhës, i cili do të mbahet në kryeqytetin Budapest.

Në këtë GP, Kosova do të përfaqësohet me pesë sportistë, të cilët synojnë të sjellin medalje në sirtarët e tyre.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova e Loriana Kuka do të jenë përfaqësues të Kosovës në Budapest, të udhëhequr nga Driton Kuka.

Distria raundin e parë do ta kalojë pa duel, kurse në raundin e dytë e pret ballafaqimi me rusen Sabina Giliazova.

‘Mbretëresha’ e xhudos, Kelmendi, gjithashtu raundin e parë e kalon pa duel, kurse në raundin e dytë pret të mësoj kundërshtarin e duelit Luz Olvera – Katina Szabo, shkruan lajmi.net.

Njësoj qëndron situata edhe për Akil Gjakovën, i cili në raundin e dytë do të përballet me fituesin e duelit Constantin Gabun dhe Nour Eldin Hamada.

Edhe Nora Gjakova e Loriana Kuka nuk do të kenë kundërshtare në raundin e parë, për të pritur dhe mësuar kundërshtaret nga duelet Diana Dzhigaros – Ghofran Khelifi (Nora), dhe  Marie Branser – Fanni Toth.

Urojmë që Kosova edhe një herë të lartësohet në garat e xhudos, falë këtyre sportistëve të mrekullueshëm që udhëhiqen nga Toni Kuka. /Lajmi.net/

TAGS