Kosova zhvilloi stërvitjen e parë në Tartu

Kosova zhvilloi stërvitjen e parë në Tartu
10:06 | 7 Tetor 2019

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Tartu dje, ku, të martën, do ta zhvillojë ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2021 në kuadër të Grupit A kundër Estonisë.

Dardanet kanë një fitore dhe një humbje, derisa estonet deri tash kanë luajtur tri ndeshje dhe kanë arkëtuar vetëm një pikë.

Në stërvitjen e sotme atmosfera tek futbollistet dhe stafi i kombëtares ishte shumë e mirë dhe të gjithë e presin me entuziazëm këtë ndeshje, me shpresë për të realizuar fitoren e dytë në këto kualifikime.

Dardanet do ta zhvillojnë sot stërvitjen e fundit, derisa të martën në orën 18:15 do të vihen përballë estoneve. /Lajmi.net/

TAGS