Kosovare Asllani nderohet me statujë në Suedi

Kosovare Asllani nderohet me statujë në Suedi
Tash esht Koha
14:25 | 29 Maj 2019

Kosovare Asllani është njëra ndër katër yjet në futbollin e vashave në Suedi dhe për këtë arsye ajo është nderuar nga Federata e Futbollit të Suedisë dhe Coca-Cola me një statujë.

Nilla Fischer, Caroline Seger dhe Hedvig Lindahl janë tri vashat e tjera, përveç Kosovare Asllanit, të cilave u është ndërtuar një statujë, që tifozët mund t’i shohin nga afër në Suedi.

“Statujat duhet të na prezantojnë neve ashtu siç jemi si futbollistë dhe unë jam më e përqendruar në teknikë. Këtë gjë e doja të theksuar në statujën time. Jam shumë krenare për të”, ka thënë Asllani për sportbladet.

Football Forevher është një kampanjë e Federatës së Futbollit të Suedisë dhe Coca-Colas, që e ka synim ta rritë vetëdijen për vajzat në botën e futbollit.

“Uau, lajmërim! Jam shumë krenare që jam ndërsa futbollistet e para që nderohet me statujë në Suedi”, shkroi Asllani në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.

“Me iniciativën Football Forevher, e nisur nga Coca-Cola dhe Federata e Futbollit e Suedisë, ne duam ta theksojmë rëndësinë e dukshmërisë më të rritur për futbollistet vajza”.

“Së bashku ne mund ta krijojmë barazinë gjinore në futbollin suedez. Së bashku, ne e shkruajmë historinë #footballforevher”.

Tash esht Koha
TAGS