Kosovari që ka çuditur Kanadanë, shpik aplikacionin që po i ndihmon qytetarët

Kosovari që ka çuditur Kanadanë, shpik aplikacionin që po i ndihmon qytetarët

Shqiptarët gjithmonë kanë ditur të “habisin” botën falë zgjuarsisë dhe shkathtësisë së tyre.

Dardan Isufi, është një prej sipërmarrësve të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit në Kanada.

Së fundmi 22 vjeçari ka arritur të shpikë një aplikacion i cili është shumë lehtë i aksesueshëm.

Para pak ditësh qeveria provinciale e Kebekut, në Kanada, ka miratuar aplikacionin e tij “Eva” si një nga shërbimet publike të qytetit.

“Eva’, një kooperativë me bazë në Montreal, e cila filloi zyrtarisht të transportojë banorët lokalë të hënën pas një periudhe prove tre javore.

“Eva” është ideja e dy të sapodiplomuarëve, Gaudreault, njëri inxhinier softuerik 23-vjeçar me diplomë nga Laval University dhe Dardan Isufi, 22-vjeçar, me diplomë nga McGill.

Deri më tani më shumë se 6,000 njerëz kanë shkarkuar aplikacionin Eva.

EVA – The Ride-sharing App That Makes The Blockchain Invisible – Dardan Isufi Interview