Kosovë – Çeki: Pjesa e parë mbyllet pa fitues

Kosovë – Çeki: Pjesa e parë mbyllet pa fitues
15:44 | 7 Shtator 2019

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Çeki.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Çekisë kanë dhuruar 45 minuta mjaft interesante në ‘Fadil Vokrri’,raporton lajmi.net.

Ky 45 minutësh tregoi dy gola, nga një për secilën skuadër.

Ishte fillimisht Patrik Schick ai që kaloi mysafirët në epërsi, pas vetëm 15 minutave lojë.

Reagimi i Kosovës ishte shumë i shpejtë, me anë të gjigantit Vedat Muriqi, i cili barazoi në minutën e 20’.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjell pjesa e dytë dhe nëse do të ketë ndryshime në formacione. /Lajmi.net/

TAGS