Kosovë – Gjibraltar: Kompanitë e basteve japin favoritin ‘e pastër’, koeficient minimal për Kosovën

Kosovë – Gjibraltar: Kompanitë e basteve japin favoritin ‘e pastër’, koeficient minimal për Kosovën
8:59 | 10 Tetor 2019

Kombëtarja e Kosovës sonte do të luajë miqësoren kundër Gjibraltarit.

Në dy ndeshjet e tetorit, ku vëmendja e plotë shkon tek ndeshja ndaj Malit të Zi, Kosova do të ketë edhe një ndeshje testuese, kundër Gjibraltarit.

Kombëtarja Dardane shihet si favorite absolute në këtë takim, duke pasur parasysh formën e lartë të treguar në ndeshjet e fundit, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, kombëtarja e re e Gjibraltarit nuk ka arritur akoma që të konsolidohet dhe rezultatet e tyre janë prej më  të dobëtave.

Duke u nisur nga këto kalkulime, por edhe nga kualiteti i lojtarëve, kompanitë e basteve kanë favorizuar bindshëm Kosovën, për këtë përballje miqësore.

Fitorja e Kosovës, sipas ‘Bet365’, kuotohet me 1.05, barazimi me 11.00 dhe fitorja e mysafirëve me 21.00.

Në anën tjetër, edhe shanset që Gjibraltari të gjej golin duket se shihen të vogla, pasi nëse vihet bast për të dy skuadrat të shënojnë gol, atëherë kuota numëron 2.00.

Mbetet të shihet nëse ky ‘superioritet’ i Kosovës ndaj Gjibraltarit do të tregohet edhe në fushën e blertë. /Lajmi.net/