Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj më datat 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimi gjithë-popullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.
Këshilli Organizativ në shkallë republike i kryesuar nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka përgatitur një agjendë 4 ditore me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive.
Programi i manifestimit:
1) Me dt.03 dhe 04 mars 2018 realizohet vrapimi ,,Shtegu i Shpresës’’, nisja nga Prekazi në ora 1300L
1. Me 5 Mars 2018
· Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit ti kushtohet ,,Epopesë së UÇK-së’’, Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe familjes Jashari.
· Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 1000L do të realizohet Seanca Solemne e cila do ti kushtohet ,,Epopesë së UÇK-së’’, rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për LIRI.
· Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës do të realizojnë seanca solemne për nderë të kësaj ngjarje historike.
· Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 1100L do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.
· Zbulimi i Mozaikut (Mozaiku me gëzhoja) të Komandantit Legjendarë Adem Jashari në Prekaz në ora 1400L.
· Në Tiranë duke filluar nga ora 1800L në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.
2. Me 6 Mars 2018
· Në ora 0900L fillon konferenca shkencore ,,Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare’’. (Salla e Konferencave në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, Kryeministri bënë hapjen)
· Nga ora 1000L deri në orën 1200L do të bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jasharaj në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.
· Nga ora 1200L të behën homazhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.
· Në ora 1700L në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet ,,Akademi Përkujtimore’’ kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
· Ora 1900L, Ekspozita kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës në Prishtinë. (Hapja: MKRS)
3. Me 7 Mars 2018
· Në Shkup duke filluar nga ora 1200L në Sallën e Operës mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.
· Nga ora 1800L në Komunën e Skenderajt do të mbahet manifestimi ,,Nata e Zjarreve’’, ku fillimisht në kompleksin memorial “Adem Jashari” do të ndezën flakadanët dhe me pas ne sheshin “Adem Jashari “do te mbahet një program kulturor-artistik.
· Në kuadër të Manifestimit do të realizohen edhe aktivitete:
o Turneu në Shah
o Turneu në Volejboll
o Turneu në ,,Fut sall’’
o Turneu i Shenjëtarisë dhe Shigjetarisë