Kosovë – Mali i Zi, ja kë favorizojnë kuotat e basteve

Kosovë – Mali i Zi, ja kë favorizojnë kuotat e basteve
11:39 | 14 Tetor 2019

Kosova do të tentojë të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2020, kur do të takohet sot me Malin e Zi.

‘Dardanët’ do hynë në fushë si favorit absolut në shumicën e aspekteve.

Edhe bastet më të njohura në botë kanë favorizuar për fitore Kombëtaren tonë, shkruan lajmi.net.

Kompania e njohur e basteve ‘’bet365’’ e ka kuotuar fitoren e Kosovës me 1.60, kurse atë të mysafirëve me 6.50. Barazimi llogaritet me 3.90.

Ndryshe, takimi mes këtyre dy skuadrave luhet sonte me fillimi nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’. /Lajmi.net/

TAGS