Liderët e koalicionit qeveritar të Kosovës janë mbledhur sërish në zyrën e Presidencës, me kryetarin e shtetit, Hashim Thaçi. Mediat kosovar mësojnë se minuta më parë partnerët e koalicionit kanë shkuar në zyrën e Thaçit ku me shumë gjasa po flitet për taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjë HErcegovinës. Kujtojmë se edhe sot gjatë ditës ata janë mbledhur aty, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan.
Loading…