Kosovë/ Rritet numri i të prekurve me COVID-19, 27 raste në 24 orët e fundit

Kosovë/ Rritet numri i të prekurve me COVID-19, 27 raste në 24 orët e fundit
Tash esht Koha

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 27 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit.



Sipas IKSHP, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).

Ndërsa, bëhet me dije në mesin e 27 rasteve të reja me Covid-19, pesë janë nga komuna e Fushë Kosovës. Bëhet fjalë për një polic bashkë me familjen e tij të cilët kishin pasur kontakt me një familjar të tyre në Vushtrri, raporton Klan Kosova.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Bëhet fjalë për një polic bashkë me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët. Janë raste kontakti me një familjar të tyre me vendbanim në Vushtrri”.

“Momentalisht janë duke u trajtuar në shtëpi të pesë antarët dhe janë në pritje të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së”, deklaroi Topalli.

Tash esht Koha