Heshtja në VMRO-DPMNE është tregues për mbulimin e një skandali të madh, aferës së re lidhur me mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore.
Informacionet e publikuara, raporti financiar, tregon se VMRO-DPMNE ka borxh prej 400.000 eurosh për fushatën e Gordana Siljanovkës.
Kjo është në kundërshtim me nenin 71 të Kodit Zgjedhor ku është theksuar se të gjitha shpenzimet për fushatë jashtëzakonisht duhet të mbulohen nga mjetet e asaj llogarie.
Për këtë hesht VMRO-DPMNE-ja.
A është pikërisht ky borxh i paligjshëm prej 400.000 euro është arsyeja që VMRO-DPMNE-ja e pengon zgjedhjen e njeriut të parë të Entit Shtetëror për Revizion?
A frikësohet VMRO-DPMNE se institucioni i pavarur do të fillojë procedurë dhe do t’i hetojë të gjitha indikacionet për mosrespektimin e tyre ndaj ligjit?
Përgjegjësi duhet të ketë.
Institucionet kompetente duhet të kryejnë analiza të hollësishme dhe të dalin me përgjigje para opinionit.
Institucionet janë në lëvizje.
Për këtë skandal të ri në VMRO-DPMNE duhet të ketë përgjegjësi.
Pres-konferenca e Kostadin Kostadinovit, zëdhënës dhe deputet i LSDM-së