Hristijan Mickoski sot vazhdoi me sjellje të papjekur, shkatërruese, ashtu si sillet gjatë gjithë kohës së kësaj krize shëndetësore.
Lajme të rreme, shkatërrim, raste të ndërtuara dhe mosrespektim të masave, kjo është ajo që Mickoski u ofron qytetarëve gjatë pandemisë dhe gjatë gjithë këtyre 2.5 viteve që kur ai e drejton VMRO-DPMNE-në.
Qytetarët e panë shumë mirë se derisa mjekët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë po luftojnë ditë e natë me koronavirusin, Mickoski gjatë asaj kohe shëtitej në palestra dhe në Vodno pa i respektuar masat dhe detyrimet.
Në vend që të ndihmojë, Mickoski vazhdimisht pushonte dhe përpiqej ta shqetësojë publikun përmes lajmeve të rreme. Ai së pari gënjeu se kishte vetëm 100 teste të koronavirusit, pastaj që 140,000 qytetarë e humbën punën e tyre. Edhe pse këto gënjeshtra u mohuan nga institucionet, Mickoski nuk ndaloi së përhapuri lajme të rreme.
Për më tepër, Ministri i Punëve të Brendshme Nake Çulev lejoi mosrespektimin e masave dhe rekomandimeve dhe e rrezikoi shëndetin e qytetarëve.
Këto ditë po I shohim pasojat e kësaj papërgjegjshmërie, kemi një numër të ri të të infektuarve nga virusi.
Por institucionet shëndetësore e kanë aftësinë të ballafaqohen me këtë situatë. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që virusi është këtu dhe kjo është arsyeja pse të gjithë duhet t’i respektojmë masat mbrojtëse.
Dallimi midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është i qartë. Derisa VMRO-DPMNE dhe Mickoski po përpiqen me të gjitha forcat ta mbajnë vendin në pezull, LSDM-ja për vetëm tre vjet ka treguar se si punohet me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve dhe shtetit.
Për vetëm tre vjet, qeveria e udhëhequr nga LSDM ka arritur të sigurojë rritje dhe zhvillim ekonomik, të sigurojë më shumë para për qytetarët dhe ta kthejë vendin në rrugën e integrimeve evropiane.
Ne e kemi rritur numrin e të punësuarve me mbi 67,000 punonjës të rinj, dhe e kemi ulur shkallën e papunësisë për 6 për qind.
Me LSDM-në, paga minimale dhe mesatare rriten shumë më shpejt sesa me VMRO-DPMNE-në. Pagat janë rritur në të gjithë sektorët, ndërsa rritje serioze të pagave ka në shëndetin publik dhe te mjekët, por edhe midis stafit teknik dhe ndihmës.
Nga një vend i izoluar dhe një vend që grindet me fqinjët e saj, sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e 30 vendeve anëtare të NATO-s dhe po i fillon negociatat me Bashkimin Evropian.
Pavarësisht se sa shumë nuk i pëlqen Mickoskit, shteti, institucionet po ballafaqohen me sukses me krizën e koronës dhe në të njëjtën kohë ata janë të përkushtuar për realizimin e masave që sigurojnë transformimin e shpejtë të ekonomisë sonë maqedonase.
Konferenca për shtyp e Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së