Në pesë muajt e parë nga zbatim i Garancisë së të rinjve, e cila është pilot program është zbatuar vetëm në tre komuna, tashmë janë përfshirë pothuajse 2.000 të rinj,
informoi deputeti në Kuvendin e RM-së nga radhët e LSDM-së Kostadin Kostadinov për përfitimet nga eurointegrimet e Maqedonisë.
“Prej tyre, 586 të rinj tashmë janë punësuar, 705 të rinj janë kyçur në masat aktive për punësim, ndërsa 952 të rinj janë pjesë e shërbimit për ndërmjetësim!, thotë Kostadinov.
Sipas tij, masat dhe programet për punësim të cilat po zbatohen konform Planit operativ për punësim japin rezultate, ndërsa programi Garanci për të rinj po tregohet jashtëzakonisht si një masë efikase për punësim dhe trajnim të të rinjve.
Sqaron se përmes Planit operativ për punësim janë përfshirë mbi 4.000 persona dhe ky trend plotësisht do të intensifikohet me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Deputeti i LSDM-së thotë se pikërisht për shkak të këtyre përfitimeve, në referendumin më 30 shtator qytetarët do të japin mbështetje për hyrje në BE dhe në NATO përmes pranimit të Marrëveshjes për ardhmëri, me ruajtjen e identitetit kombëtar maqedonas.
Data 29.03.2024
Aktuale
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani