17 Tetor 2018 / 15:17
Gazetari dhe njohësi i politikës greke, Robert Goro, thotë se Marrëveshja për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë kërkonte një kurban. E kurban i emrit të ri për të cilën janë pajtuar pala greke dhe ajo maqedone, sipas tij, është Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, I cili pak çaste më parë dha dorëheqje.
“Marrëveshja e Prespës kërkonte një kurban… Dhe kurbani më i mirë ishte njeriu që e ideoi…”.
“Gjithsësi, Nikos Kotzias la një gjurme të thellë në diplomacinë greke. Aleksis Tsipras tashmë edhe ministër i jashtëm. Ndoshta një arsye më shumë që të shtyhen në kalendat negociatat Athine – Tiranë?..’, shkruan Toro në llogarinë e tij në Facebook./Alsat/.