Kovac: Duhet të fokusohemi në kampionat

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, ka sugjeruar lojtarët e tij që të jenë të qetë dhe të fokusohen në sigurimin e dy trofeve vendore.

Bayerni dështoi të arrinte çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pasi u mposht keq nga Liverpooli dhe Kovac ka bërë thirrje që të harrohet kjo paraqitje.

“Ne duhet që të vëmë këtë sezon në linjë dhe të harrojmë periudhën në Ligën e Kampionëve”.

“Tani për tani ne duhet që të sqarojmë mendjen tonë, që të ngrisim veten dhe të shikojmë përpara me optimizëm. Ne jemi në formë shumë, shumë të mirë në undesliga dhe shpresoj se mund të vazhodjmë kështu”, u shpreh Kovac.

Bayerni ka fituar 12 ndeshje nga 13 ndeshjet e fundit në Bundesliga. /Telegrafi/

TAGS