Kovac nuk e lejon largimin e Sanchesit: PSG e dëshiron lojtarin, por ne llogarisim në të

Renato Sanches është rikthyer këtë edicion te Bayerni pas huazimit në Ligën Premier te Swansea.

Mesfushori portugez ka filluar të luaj dhe është bërë i rëndësishëm për trajnerin kroat Nico Kovac.

Së fundmi lojtari është kontaktuar nga gjiganti francez Paris Saint Germain që po duan transferimin e tij.

E se PSG e dëshiron lojtarin e ka konfirmuar edhe trajneri i Bayernit, Nico Kovac.

“Po është e vërtetë që PSG janë shumë të interesuar për transferimin e Sanchesit”, ka thënë kroati.

Renato Sanches. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Por numri një i Bayernit ka thënë se nuk do ta lejoj largimin e Sanchesit nga Allianz Arena.

“Sanches nuk do të largohet, unë llogariti në shërbimet e tij. Ai është duke bërë mirë këtu dhe dua që të vazhdoj kontratën me Bayernin”, ka thënë Kovac.

Kontrata aktuale e lojtarit me Bayernin skadon në verën e vitit 2021, ndërsa klubi i ka ofruar kontratë të re afatgjate deri në vitin 2025. /Telegrafi/

TAGS