Kovac: Nuk flas për Dortmundin, jam i lumtur me ecurinë tonë

Niko Kovac këmbëngul se nuk po mendon për Borussia Dortmundin, pavarësisht se Bayern Munichu i tij barazoi me pikë në krye të tabelës në Bundesliga.

Bayerni fitoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Borussia Monchengladbach duke barazuar me pikë liderin e kampionatin, Dortmundit, që u mposht 2-1 nga Augsburg të premten.

Javi Martinez dhe Thomas Muller shënuan brenda 11 minutave para se Lars Stindl të ngushtonte rezultatin para mbylljes së pjesës së parë.

Lexo po ashtu:

Vizitorët u treguan të fortë edhe në pjesën e dytë duke shënuar edhe tri gola tjerë dhe Robert Lewandowski dy herë dhe një tjetër me Serge Gnabry duke marrë fitoren e 11-të nga 12 ndeshjet e fundit.

Kovac i lumtur me ecurinë e e Bayernit (Foto: FC Bayern/Twitter)

Megjithatë, edhe përkundër barazimit me pikë me Dortmundit, Kovac nuk pranoi të fliste rreth klubit tjetër gjerman.

“Nuk dua të flas për Dortmundin”, ka thënë fillimisht Kovac.

Lexo po ashtu:

“Ne flasim për veten tonë dhe mendoj se ekipi ynë po bën shumë mirë tani. Kemi fituar 11 herë në 12 ndeshjet e fundit dhe kjo është ajo që pres”.

“Jam shumë i lumtur me këtë lojë, duhet të kemi shënuar një ose dy gola më shumë”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

TAGS