Kovac paralajmëron lojtarët e tij: Asgjë nuk ka përfunduar në Bundesliga

Kovac paralajmëron lojtarët e tij: Asgjë nuk ka përfunduar në Bundesliga

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, ka qëndurar me këmbë në tokë pas fitores në ‘Der Klassiker’.

Gjiganti bavarez shënoi fitore me rezultatin 5:0 në përballjen me Dortmund, për të rimarrë kreun e tabelës.

Por, trajneri kroat beson se ndeshje tjera të vështira do të vijnë për skuadrën e tij, dhe ka thënë se lojtarët nuk guxojnë të mendojnë se gjithçka ka përfunduar.

“Mendoj se ne interpretuam një lojë të jashtëzakonshme për 90 minuta” ka thënë Kovac, transmeton lajmi.net.

“Pjesa e parë ishte sensacionale në secilin aspekt. Mënyra se si luajtëm ishte impresionuese” ka thënë tutje ai.

“Ne kemi akoma gjashtë ndeshje për të luajtur, dhe ne kemi parë se si ndryshon situata në ligë. Shumë, shumë ndeshje të vështira për ne dhe Dortmund, kështu që nuk është vendosur akoma asgjë” ka shtuar ndër të tjerash kroati.

Bayern Munich tashmë është me vetëm një pikë përpara skuadrës së Borussia Dortmund, por me një motiv shumë më të madh pas ndeshjes së mbrëmshme. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS