Kovid-19, manipulim me numrin e testeve në Britani të Madhe

Kovid-19, manipulim me numrin e testeve në Britani të Madhe

Në përpjekje për të publikuar të dhëna të shpejta, që të dëshmohet rritja e kapacitetit të testimit, personat zyrtar të Shëndetit Publik në Britani të Madhe dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka “manipuluar” me numrat, me qëllim që të sigurojnë rritje graduale të numrit të testimeve që janë publikuar në konferencat e përditshme për media, transmeton Sky News.

Revizioni i brendshëm ka konstatuar se statistikat nuk përputhen me gjendjen reale. Sipas më shumë burimeve, grumbullimi i të dhënave është kryer në mënyrë kaotike që asnjëherë nuk mund të dihet me saktësi se sa njerëz janë testuar.

Gjatë fundit të javës së kaluar, kompetentët kanë pranuar se ka pasur numërim të dyfishtë në këto statistika për testim të hershëm, duke nënvizuar se numri i përgjithshëm i rasteve në Britani të Madhe është për 30.000 më pak sesa që flasin të dhënat paraprake.

Të martën dhe të mërkurën, ishin të detyruar të rishikojnë edhe njëherë vlerësimin e tyre për numrin e testeve të kryera, duke anuluar kështu edhe 10.000 teste të numëruara në të dhënat origjinale, ndërsa më pas mbrëmë sërish janë shtuar 20.000 teste.
Burime anonim për Sky News informojnë se edhe përkundër që ministritë përkatëse kanë qenë të njoftuar me problemin e të dhënave, sërish kanë kryer presion që të njëjtat të publikohen.