Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në fushatën zgjedhore të BDI-së, ka cekur se kjo parti shqiptare, premtimet i bën realitet.
Z. Bekteshi ka thënë se platforma ekonomike e BDI-së, përfshin prioritetin e krijimit të vendeve të reja të punës, perspektivës, klimës pozitive për investitorët si dhe krijimin e lehtësirave për bizneset e reja dhe punëtorët e ndërmarrjeve.
BDI ka parasysh edhe pagën minimale, qasjen e lehtësuar në instrumentet financiare si dhe sigurinë e kapitalit dhe tregun, ka potencuar z. Kreshnik Bekteshi.
Ai ka ftuar qytetarët, ta votojnë BDI-në, të votojnë për Kryeministrin shqiptar në krye të qeverisë, sepse, çështjet jetike të shqiptarëve gjejnë zgjidhje, afatshkurtra dhe afatagjata, sepse, kushti i demokracisë është barazia.
Shqiptarët duan të jenë të barabartë, andaj, ka cekur z. Bekteshi, votoni kryeministrin shqiptar, votoni për mirëqenien dhe cilësinë e jetës tuaj që me paltformën qeverisëse, 2020-2024, zë vend qendor. Kjo është BDI, me numrin 9, për Kryeministrin e parë shqiptar!
Ja postimi i z. Bekteshi në fb:
Premtimet i bëjmë REALITET…hapim vende të reja pune.
Realizojmë dhe shumë punë të mira së bashku do të ndërtojmë!
Urime TETOVA me rrethinë