Kreu i futbollit maqedonas jep një lajm të rëndësishëm para ndeshjes me Kosovën

Kreu i futbollit maqedonas jep një lajm të rëndësishëm para ndeshjes me Kosovën

14:49 |

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve sipas të gjitha gjasave do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Në një intervistë për Lajm TV, kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFMV), Muamed Sejdini, ka deklaruar se, kjo ndeshje mund të zhvendoset në një stadium tjetër vetëm nëse UEFA e vlerëson si sfidë me rrezik të lartë.

“Ne si federatë, por edhe ju si gazetarë duhet të punojmë që kjo ndeshje të dalë dhe të jetë një ndeshje ku mbizotëron futbolli. Do të bëjmë spektakël futbolli, të punojmë dhe të tregojmë dinjitet futbolli dhe t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit për finalen, qoftë ne apo Kosova. N gjithçka si federatë do të kemi nivelin më të lartë”, tha Sejdini, raporton Gazeta Olle.

I ngjajshëm

“Më 18 dhjetor 2019 do të kemi Këshillin Drejtues dhe do të vendosim përfundimisht ku do të luhet. Por, alternativa e parë është stadiumi në Shkup, por do ta lë një rezervë të vogël nëse Komisioni për Integritet në UEFA, e sheh si ndeshje me rrezikshmëri këtë ndeshje, atëherë do të ketë ndryshime. Por, fillimisht them se ndeshja do të luhet në Toshe Proeski në Shkup dhe do t’iu tregojmë botës se do të dimë të organizojmë ndeshje të tilla”, theksoi i pari i FFM-së.

Ai foli edhe për biletat shtesë që Agim Ademi ka thënë se do të kërkojë nga Federata e Maqedonisë, duke thënë se është i gatshëm të plotësojë këtë kërkesë. “Jam mik i mirë me Agim Ademin, por edhe me Dukën, udhëtojmë shpesh bashkë. Nuk i lë anash edhe federatat e Ballkanit. Jemi gjithnjë bashkë. Jam i gatshëm t’ia mbush kërkesën Ademit”, theksoi Sejdini.

Të dy krerët e futbollit kanë marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi

autor: Lajmi.net

14:57 |

TAGS