Alsat 2020-01-29T16:07:38+01:00
Drejtori i Entit Shtetëror të revizionit konfirmoi se nga 1 shkurti, do të fillojnë me revizion për mënyrën se si janë shpërndarë shtesat e larta mijëra euroshe për prokurorët special. Tre ditë më parë, Alsat njoftoi se me kërkesën e prokurorisë së rregullt, revizorët do të kontrollojnë se si për katër vite, ish-prokurorët special kanë marrë mes 70 dhe 100,000 euro kompensim për besueshmëri. Shumica e parave sipas kësaj ka marrë ish-shefja e PSP-së Katica Janeva, respektivisht rreth 157,000 euro.
Loading…