10 Dhjetor 2018 / 17:18
Ekonomia e vendit shënon rritje vetëm në mënyrë statistikore dhe jo edhe në realitet, akuzon një pjesë e komunitetit të biznesit. Ekonomia ende është peng i jo-stabilitetit politik dhe për këtë investimet shënojnë ngecje, si investimet vendore, ashtu edhe ato të huaja. Ky është qëndrimi i kryetares së Lidhjes së Odave Ekonomike, Danella Arsovska e cila sot kishte takim me kryesinë e partisë opozitare, VMRO DPMNE. Për rritje reale ekonomike nevojitet strategji kombëtare për zhvillimin e sektorit privat, thotë Arsovska duke shtuar se komuniteti i biznesit duhet më shumë të konsultohet dhe të pyetet rreth përgatitjes së ligjeve dhe rregullave lidhur me funksionimin e tyre.
Ekonomia duhet të jetë në fokus. Gjithashtu, duhet të arrihet konsensus përkatës, të përfshihen të gjitha palët në zbatimin e të gjitha vendimeve, sidomos komuniteti i biznesit, aktorët politik dhe opinioni akademik”- tha Danella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike.
Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski deklaroi se para Lidhjes së Odave Ekonomike e ka prezantuar programin ekonomik të opozitës. Më tej ai ka thënë se janë të detyruar që me ritëm më të shpejtë të punojnë në tema ekonomike për shkak se, sipas tyre, ekonomia është para kolapsit. Mickovski shtoi se i pret rekomandimet dhe sugjerimet nga sektori privat. Kreu i opozitës mes tjerash deklaroi se është pesimist për periudhën që vjen, pasi nuk janë të volitshëm parametrat ekonomik që i rekomandojnë vendet evropiane dhe perëndimore ndërsa vendi varet pikërisht nga këto rezultate.
Sot lexova se në tremujorin e tretë të vitit është ngadalësuar rritja në vendet e zhvilluara dhe shkalla e uljes së papunësisë bie, që do të ndjehet në vend për dy tremujore, duke filluar prej tani”- pohoi Hristijan Mickovski, lider i VMRO DPMNE-së.
Rritja ekonomike prej 3% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për pushtetin është vërtetim se gjërat po përmirësohen dhe parashikimet për rritjen e Prodhimit Bruto Vendor prej 3,2% janë të realizueshme.
Ile Petrevski
Loading…