Kriza nga COVID-19/ BE i vjen në ndihmë 8 vendeve, ja sa miliona euro do të përfitojë Shqipëria

Kriza nga COVID-19/ BE i vjen në ndihmë 8 vendeve, ja sa miliona euro do të përfitojë Shqipëria

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë ndihme për të luftuar krizën e krijuar nga COVID-19 për 8 vende, ku bën pjesë Shqipëria, Gjeorgjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.



Nga kjo pakëtë, Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro, Kosova 100 milionë euro, Maqedonia e Veriut 160 milionë euro, si dhe Mali i Zi do të marrë fondin prej 60 milionë euro. Paketa synon të mbështesë procesin e zgjerimit për vendet që synojnë të bëhen pjesë e Unionit.