Kroos: Kjo është koha kur do të pensionohem nga futbolli

Kroos: Kjo është koha kur do të pensionohem nga futbolli
Tash esht Koha

16:14 |

Toni Kroos ka lënë të kuptohet se do të përfundojë karrierën te Real Madrid.

Mesfushori gjerman ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të përmbyll karrierën larg Evropës siç bëjnë disa futbollistë, duke u transferuar në SHBA, Kinë apo Katar.

Ish anëtari i Bayern Munich në muajin e kaluar ka nënshkruar kontratë me Real Madridin që e mban në Bernabeu deri në vitin 2023, kur ai edhe mbush 33 vjet, dhe kjo moshë për të është e duhura për të dalë në pension.

I ngjajshëm

“Kur të mbërrij moshën 33 vjeçare, do të jetë ideale për t’u pensionuar”, ka deklaruar Kroos për një intervistë për ‘Marca’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kohëzgjatja e kontratës është bërë me vetëdijen time. Në moshën 33 vjeçare, do të jetë një moshë e mirë për t’i varur këpucët”.

“Nënshkrimi për Real Madrid është gjëja më e mirë që mund të kisha bërë. Kurrë nuk do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë apo Katar”./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

16:14 |

Tash esht Koha
TAGS