Kryemadhi: Policia arrestoi 14 protestues

Pas daljes nga ambientet e Policisë së Tiranës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë se janë arrestuar 14 protestues të ditëlindjes 1995-1999.

“Paniku dhe frika që ka përfshirë Edi Ramën po shtyjnë të bëjë gabime njëra pas tjetrës. Sot janë 14 të shoqëruar të ditëlindjes ’95-’99. Ata nuk kanë bërë asgjë sepse sot ishin protestat më paqësore, nuk kishte as dhunë, asgjë”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo tha se i është dhënë ultimatum Policisë që të lirojë sa më shpejtë të gjithë të ndaluarit.

“Vumë ultimatum që të dalin djemtë sa më shpejtë. Ne do jemi këtu dhe nuk ndalojmë derisa ata të dalin sepse nuk kanë bërë asgjë, nuk kanë thyer asnjë ligj”, tha ajo.

Lexo po ashtu:

Kryemadhi tha se prokuroria duhet të arrestojë pushtetarët që vjedhin miliona euro dhe trafikantë droge me uniformë të policisë. /Telegrafi/

TAGS