Kryemadhi tregon se çfarë i thanë amerikanët para se opozita të digjte mandatet

Kryemadhi tregon se çfarë i thanë amerikanët para se opozita të digjte mandatet

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur ditën e sotme për krizën politike në vend si dhe për vendimin e opozitës për djegien e mandateve të deputetit në shenjë proteste ndaj qeverisë “Rama”.

Kryemadhi ka rrëfyer se në muajin janar, kur opozita kishte hedhur idenë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, në zyrën e saj kishte shkuar një zyrtar amerikan, i cili i kishte kërkuar që të tërhiqeshin nga këto ide pasi SHBA do u dilte kundër.

Por, sipas saj, ajo i ishte përgjigjur duke i thënë se në atë kohë opozita nuk kishte vendosur përfundimisht. Por, siç e pamë më vonë këto ide u konkretizuan në muajt në vijim, duke shkaktuar një ngërç total politik.

‘Një zyrtar i ambasadës së SHBA me erdhi në zyrë në muajin janar dhe më tha: SHBA jo vetëm që nuk do të pranojmë djegien e mandateve, por do të dalim kundër. Bojkotin e zgjedhjeve lokale jo vetëm që nuk do ta pranojmë por do të dalim kundër. Këto kanë ndodhur në muajin janar. Dhe unë i kam thënë se ende nuk kemi vendosur gjë për këto gjëra’, deklaroi Monika Kryemadhi në ‘Çim Peka LIVE