Kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin e lartë qeveritar në Samitin e katërt “BE-Ballkani Perëndimor” në kuadër të procesit të Berlinit që do të mbahet sot në Trieste. Në kuadër të Samitit, Zaev do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të BE-së dhe KE-së, do të realizojë takime bilaterale me kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë dhe Slloenisë.
Në këtë Samit do të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ministrat e Jashtëm, të Ekonomisë dhe Transportit dhe Lidhjeve, kryetar dhe kryeminstri të disa vendeve evropiane, si dhe përfaqësues të BE-së dhe KE-së, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, eurokomesari për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johanes Hahn, si dhe eurkomesarja për Transport dhe Lidhje, Violeta Bolc.
Samiti ka për qëllim ta nxisë afrimin e eurointegrimeve të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe të sjellë hapa konkret në lidhjen infrastrukturore dhe ekonomike. Për këtë qëllim, siç paraajmëruan euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ambasadori italian Karlo Romeo, në Samit do të prezantohen edhe shtatë projekte rajonale në vlerë totale prej 200 milionë dollarëve të cilat do të sigurohen si grante, nga të cilat një pjesë do t’i destnohet Maqedonisë.
Për eurointegrimin e rajonit do të sigurohet një fond prej 1.3 miliardë eurove për Ballkanin Perëndimor të cilat do të duhet të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020 për projekte në fushën e transportit, infrastrukturës, energjetikës, ambientt jetësor dhe novacioneve.