Kryeministri Haradinaj: Reflekto Vuçiq

Kryeministri Haradinaj: Reflekto Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook i është drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj ka thënë se tani është koha që presidenti serb t’i prezantojë vlerat evropiane dhe jo qëndrimet të cilat i ka prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Ai ka shtuar se shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Tutje, kryeministri ka theksuar se duhet të ketë shpresë dhe se Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijtë ekzistues dhe respekt reciprok./Telegrafi/

TAGS