Fejzi HAJDARI
Per tu mos u bërë budallenj me zor, siç thonë te lagjja jeme, po ju sjelli disa argumente, qe ta zbertheje idene qesharake dhe tallëse te Ali Ahmetit, kesaj radhe per postin e KRYEMINISTRIT!
Ne Jugosllavi shqiptaret arriten te kene edhe PREDSEDNIK JUGOSLLAVIE, qe ishte si territor me I madhe se Maqedonia, EDHE per 20 here. “Predsednik” Jugosllavie u be i hunit dhe i konopit. Riza Sapunxhija, Sejdo Bajramoviqi, pastaj Rrahman Morina lajti lesh duke shetitur neper te gjithe postet e mundshme ne Kosove madje-madje edhe ne nivel Jugosllavie, kurse me ne fund perfundoi si TRADHTAR ME I MADH!
Megjithse, shikuar nga kjo distance kohore, TADHTIA e Rrahmanit, s’kishte qene kurgje ne krahasim me keta qe sot ne Maqedoni debojne rinine shqiptare jashte dhe ata qe sot ne Kosove po shesin territor.
Pastaj, ne Maqedoni nuk eshte e vertete se Talat Xhaferi eshte kryetari i pare shqiptar i Parlamentit te Maqedonise. Ne fakt, Vullnet Starova ka qene kryetar i pare shqiptare i Kuvendit te Maqedonise. Bile, ka patru edhe disa “poshteni allbanci” qe kane mbajtur poste goxha te larta ne nivel federativ (Jugosllavi) por edhe ne Maqedoni. Dua te them se edhe nese nje dite ndodh kjo qe shqiptaret te kene kryeminister, nuk e ndryshon aspak gjendjen, statusin juridiko-politiko-kushtetues te shqiptareve ne Maqedoni, sikurse qe nuk e ndryshoi aspak Marreveshje e Ohrit.
E keqja qendron te fakti se anetaret e BDI-se i besojne Alisë, ne menyre te verber. Kjo eshte per tu ardhur shume, ama shume keq.
Pra, o shqiptarë mësoni dhe dëgjoni, shqiptarët kane qene edhe PRESEDNIK JUGOSLLAVIE, e jo me Kryeministër Maqedonie. Kjo kurre s’ka ndryshuar asgje. Problemi nuk eshte ketu, por problemi eshte se ÇFARË KUADRO SHQIPTARËSH do të emërohen, apo si punë e ketyre me DOSJE qe i emerojne kryetar parlamentesh, e pastaj shantazhohen dhe kushtesohen shume lehte nga te tjeret.
A nuk ju mbush mendja me Mulla Sulen, se kush e ka drejtuar Institucionin me te larte fetar te myslimanëve ne Maqedoni!
Pastaj kur thone maqedonasit: “NE GO CEPKAJTTE NEGO, TOJ E NASH COVEK”, per kuadrot shqiptaret, ne perjetojme dhimbje deri ne marrezi.
KONKLUZIONI: Kot qe ky estabilishment politik i BDI-se, por edhe disa te tjere paraprakisht, kur per shembull per kryetar Parlamenti ose Qeverie, emerojne shqiptare me DOSJE te zënë për bishti, qe pastaj maqedonasit te luajne ‘qoke’ me ata, sikurse pune e ketij qe kemi tani ne krye ta Parlamentit. Problemi nuk eshte te emerimi, por te perzgjedhja e kandidatit. Rrahman Morinen mund ta kishin zgjedhe edhe ‘PREDSEDNIK TE PERJETSHEM, por ai nuk e perfaqesonte interesin shqiptar.
RREZIKU: Kjo po shnderrohet ne PRAKTIKE TE RREZIKSHME, se ju shqiptaret mund te keni edhe KRYEMINSTER edhe PRESIDENT, por nje “poshten (cesen) allbanec”.(Marr nga profili ne facebook)