Kryeredaktori i TV Shenja-s, Ivanovit: Pse nuk i falët edhe shqiptarët e rastit të Sopotit dhe Monstrës

Kryeredaktori i Televizionit SHENJA, Ismail Sinani, i cili është prezent në takimin me përfaqësuesit e mediave, mes tjerash, i parashtroi pyetje të drejtpërdrejtë presidentit Ivanov se pse nuk i ka falur edhe shqiptarët e dënuar në rastet “Sopoti” dhe “Monstra”, për të cilat ka dyshime dhe indikacione se bëhet fjalë për raste të montuara.

Ivanov gjente ndonjë arsyetim për pyetjet tjera, por mbeti pa ndonjë koment për pyetjen e kryeredaktorit të Televizionit SHENJA.