Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, me një delegacion të partisë, është takuar me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Turke (MATTO).
Kryetari Gashi, në këtë takim, ka theksuar se një nga prioritetet më të rëndësishme të partisë së tij është zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë në mundësinë e krijimit të kushteve sa më të volitshme për investitorët vendas dhe të huaj.
Të dyja palët u dakorduan që takimet e këtilla të zhvillohen edhe në të ardhmen.