Kryetari i KLP Ibrahimi: Brenda 1 muaji do të zgjidhet prokurori i ri i përgjithshëm

Kryetari i KLP Ibrahimi: Brenda 1 muaji do të zgjidhet prokurori i ri i përgjithshëm

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi shprehet se pas një muaji Shqipëria do të ketë një prokuror të përgjithshëm të ri.

Në një sqarim për median mbi procedurën që do të ndiqet për zgjedhjen e kryeprokurorit, Ibrahimi tha se asnjë nga kandidatët në garë për postin nuk ka rezultuar të ketë konflikt interesi.

“Në legjislacionin e ri ka një mekanizëm zhbllokues dhe në rast se nuk arrihet të sigurohet numri i nevojshëm që është 84 për emërimin e prokurorit të përgjithshëm, parlamenti mund të emërojë të tretin në listë, ose të dytin, natyrisht dhe të parin. Shpresoj se do votojë të parin. Por në rast se Kuvendi nuk arrijnë të mobilizohet dhe të sigurojë këtë numër votash atëherë, renditja jonë prevalon dhe prokuror do të jetë ai që ne rendisim të parin.

Kështu që në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja Shqipëria do të ketë prokurorin e ri”, tha Ibrahimi.

Në garë për postin janë prokurorët, Arta Marku, Olsjan Çela dhe Fatjona Memçja./Express