Kryetari i Preshevës: Ose krejt Lugina me Kosovë, ose vazhdojmë bashk luftën brenda Serbisë(VIDEO)

Kryetari i Preshevës: Ose krejt Lugina me Kosovë, ose vazhdojmë bashk luftën brenda Serbisë(VIDEO)


Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e përshëndet iniciativën për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, duke e vlerësuar si kurorë të referendumit të shqiptarëve në :Luginë që është mbajtur në vitin 1992. Në intervistën ekskluzive për Gazetën Lajm dhe LajmTv, Arifi thekson se bashkimin me Kosovën e pranojnë vetëm si tërësi.

“Ose krejt Lugina shkojmë bashkë me Kosovën, ose mbetemi krejt këtu dhe e vazhdojmë luftën brenda Serbisë”, thekson Arifi.