Kryetarin e PS në Sukth e kanë plagosur me thikë tek dera e shtëpisë, shkak lejet e pamiratuara

Kryetarin e PS në Sukth e kanë plagosur me thikë tek dera e shtëpisë, shkak lejet e pamiratuara

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital, i cili denoncon kryetarin e Partisë Socialiste të Sukthit dhe njëkohësisht administratorin Rrapo Osmanin.

Sipas qytetarit, ky i fundit ka abuzuar herë pas here me detyrën, duke ndërtuar dy lokale.

Ndërsa në vitin 2019, Osmanin e kanë plagosur disa herë me thikë para shtëpisë, pasi ka dhënë leje të pamiratuara dhe më pas ka ushtruar presione.

Qytetari dixhital ka dërguar gjithashtu edhe disa dokumenta që sipas tij vërtetojnë këto ngjarje.

Postimi i plotë:

Denoncon Kryetarin e Partise dhe administratorin e bashkise per Sukthin, abuzimet dhe lidhjet e tij mafioze!

Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. sb

Dua te bej nje denoncim per Kryetarin e PS Sukth i cili po perpiqet te beje presione te ndryshme njerzve te PD . Rrapo Osmani eshte kryetar i PS dhe njekohesisht administrator ne bashkine Sukth i emeruar nga Vangjush Dako. Ky njeri abuzon here pas here me detyren.Ne vitin 2017 qellojne lokalin e tij me kallashnikov disa pasi ky njeri eshte me precedente.Ne vitin 2018 Vangjush Dako e emron Administrator te Njesise Administrative Sukth Rrapo Osmanin po ne kete vit ky njeri nderton lokal pa leje ne bregdetin Hamallaj duke abuzuar me detyren.Ne vitin 2019 nderton lokalin e dyte Bar Restorant Ali Pasha ne te njejtin bregdet Hamallaj.Me daten 31.11.2019 e plagosin disa here me thike para shtepise te tij dhe perfundon ne spitalin e Traumes,arsyja eshte abuzim me detyren duke dhene leje te pamiratuara dhe pas duke ushtruar presione.Ky eshte modeli i kryetarit te partise socialiste ne Sukth.Po ju bashkangjis disa dokumenta qe vertetojne keto qe thame me larte.Ju lutem bejeni publike.

83595512_1495125620648340_9193014722675343360_n.jpg
82511338_1495125720648330_4842438724157440000_n.jpg