Kryeziu: Kosova s’ka nevojë për president që del drejtpërdrejt nga popullit

Kryeziu: Kosova s’ka nevojë për president që del drejtpërdrejt nga popullit

Drejtori ekzekutiv i Institut Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka folur rreth procesit të reformës zgjedhore, punës në Kuvend dhe çështje të tjera aktuale në vend dhe idesë për zgjedhjen e presidentit të vendit me votë të drejtpërdrejtë nga populli.

Ai thotë se pa një reformë zgjedhore nuk mund të prodhohen institucione kredibile. Sipas drejtorit të KDI-së, nuk duhet të shkohet me zgjedhje të reja pa reformë zgjedhore.

Kryeziu thotë se të gjitha partitë politike në vend pajtohen në nevojën për reformë zgjedhore, veçse thotë se në çfarë niveli do të shkojë kjo reformë, a do të ketë përmbajtje të kornizës ligjore dhe krejt procesit zgjedhor, apo do të jetë më tepër për të mënjanuar parregullsitë teknike.

Ndërkohë, për çështjen e zgjedhjes së presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga populli, Kryeziu konsideron se Kosova nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

“Unë e kam kundërshtuar edhe atëherë idenë që të jetë në zgjedhje, duke marrë parasysh edhe kompetencat e përgjegjësitë, të jetë një zgjedhje drejtpërdrejt do të ishte kosto shtesë për publikun dhe mendoj që Kosova nuk ka nevojë ta ketë një president që del nga vota drejtpërdrejt, por duke parë pengesat dhe sfidat që ka Kuvendi i Kosovës për të zgjedh presidentin, e kemi parë në mandatin e kaluar me zgjedhjen e zotit Thaçi, kjo e bënë ndoshta më të diskutueshme këtë çështje se ne a guxojmë që të lëmë zgjedhjen e presidentit të jetë sfidues për institucionet e Kosovës, dhe që një kohë të gjatë mos të arrihet, ose të arrihet të zgjidhet në mënyrë jo mjaftueshëm me legjitimitet politik, kredibile, dhe ndoshta një zgjedhje alternative, e drejtpërdrejt do të ishte më e mirë për këtë çështje”, thotë ai.

Sipas Kryeziut, nuk duhet të shkohet në zgjedhje të reja pa reformë zgjedhor

“Pa e pasur një reformë substanciale, pa e pasur një reformë zgjedhore ne nuk mundemi, nuk kemi rregullatorë se si me ndryshu tjetër formë, kjo është vetëm reforma. Nëse ne shkojmë me një proces zgjedhor pa reformën zgjedhore mendoj që kemi me prodhu institucione, ose përfaqësim jo kredibil të mjaftueshëm , jo përfaqësues të mjaftueshëm ato që i kemi për vite të tëra”, thotë ai.

Kryeziu flet për çështjen e zonave dhe listave të hapura, që sipas tij lista me 5 kandidatë është një problem i cili është duke prodhuar vota të pavlefshme.

Ai shton se problem më i madh po krijohet me zhvendosjen e garës reale në procesi zgjedhor, që siç thotë ai kanë propozuar të jetë një kandidat një votë, apo maksimalisht të shkohet me tre kandidatë.

Sipas Kryeziut, këto janë disa çështje që duhet diskutuar për përmbajtjen e procesit zgjedhor, për që ka edhe çështje teknike që reflektojnë në mbarëvajtjen e procesit./k/Telegrafi/

TAGS