28 Dhjetor 2018 / 15:32
Festat e fund-vitit kanë sjellë shpresë për jetë edhe te personat e vetëm, pa shtëpi dhe kushte të vështira për jetë, të cilët përkohësisht qëndrojnë në Qendrën e Kryqit të Kuq, për persona të pastrehë në Momin Potok. Më ketë rast, 180 personat e pastrehë morën si dhuratë pako me veshmbathje për tu mbrojtur nga temperaturat e ulëta gjatë këtij dimri. Nga Kryqi I Kuq njoftojnë se numri I personave që kërkojnë shërbime në këtë qendër po ulet për shkak të hapjes së punkteve të reja në Manastir, Strumicë dhe Strugë.
Ka një grup të fshehur të njerëzve që aspak nuk dëshirojnë të vijnë këtu. Puna me këta persona gjatë gjithë vitit, re-integrimi i tyre dhe largimi nga shprehia e mënyrës jo e shëndetshme të të jetuarit dhe ofertat e ndryshme për punë është mënyra e vetme që këta njerëz të ndjehen sërish të dobishëm. Vlerësoj se në këtë mënyrë do të bëjmë gjithçka që ti kthejmë sërish në shoqëri- deklaroi Suzana Tuneva Paunovska, Kryqi i Kuq.
Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se për vitin e ardhshëm është paraparë rritje e buxhetit për këtë qendër. Për momentin Qendra ka kapacitet për 40 persona, por për rast nevoje mund të sigurohen edhe shtretër shtesë.
Vitin që vjen, buxheti për punë i kësaj Qendre është rritur për 700 mijë denare, diku në mars do të fillojmë ta ndërtojmë hapësirën për tryezën e bukës. Vlerësoj se është obligim i yni që si qytet çdo njeriu ti sigurojmë minimum dinjitet. Këtu, bashkë me Kryqin e Kuq ta kthejmë dinjitetin e këtyre bashkëqytetarëve tanë dhe të ndihmojmë të tejkalojnë gjendjen në të cilën gjenden momentalisht- deklaroi Petre Shilegov, kryetar I Shkupit.
Gjithashtu, sot dhurata nga kryeministri Zoran Zaev morën edhe fëmijët e shkollës fillore Vëllazërimi në Shkup. Më ketë rast fëmijëve iu ndanë libra me qëllimin dhe porosinë që të lexojnë më shumë dhe imagjinatën e tyre ta kthejnë në realitet.
Melihate Rustemi
Loading…