KSHZ: Votimi ka filluar në 13 burgje, votojnë 1.657 persona

KSHZ: Votimi ka filluar në 13 burgje, votojnë 1.657 persona

Bordet zgjedhore kanë zhvilluar votimin që nga sot në mëngjes për të sëmurët, të pafuqishmit dhe të sëmurët kronikë që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa të drejtën e votës do ta ushtrojnë edhe të burgosurit, të paraburgosurit, personat në shtëpitë e pleqve dhe gjashtë personat e zhvendosur brenda vendit.

Sipas të dhënave të fundit të KSHZ siç deklaroi në konferencën e mëngjesit zëdhënësi Admir Shabani, do të votojnë 8.843 të sëmurë, të pafuqishmit, të sëmurët kronikë që janë paraqitur për votuar.

Votimi ka filluar gjithashtu në 13 burgje, ku 1.657 votues janë regjistruar në fragmentet speciale nga Lista Zgjedhore, si dhe persona që janë në arrest shtëpiak. 357 persona janë regjistruar në 17 shtëpi pleqsh. Votimi i këtyre personave kryhet nga bordi zgjedhor, si zakonisht deri më tani, me faktin se anëtarët e bordeve, si dhe personat që janë regjistruar për të votuar, duhet të respektojnë masat e përgjithshme parandaluese për mbrojtje nga COVID – 19.

Në përputhje me rregulloren e KSHZ-së qytetarë duhet të votojnë në fletëvotimin duke rrethuar numrin rendor të përfaqësuesit./Telegrafi/