20 August 2018 / 16:57
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrton zgjedhjen e anëtarëve të 50 vendvotimeve nëpër Ambasada, ku pritet diaspora të votoj për referendumin e 30 shtatorit. Sipas të dhënave të KSHZ-së në pesëmbëdhjetë ambasada deri më tani nuk ka numër të mjaftueshëm të të paraqiturve për votim, me çka dhe pritet që në ato vende të mos hapet vendvotim. KSHZ solli vendim që kryetarët dhe nënkryetarët e vendvotimeve nëpër Ambasada të jenë të punësuarit që ndodhen aktualisht nëpër ambasada. Ndryshe, deri dje listën zgjedhore nëpër zyrat e KSHZ-së e kanë inspektuar gjithsej 3541 qytetarë.
Nga rreth 1500 të paraqitur në diasporë, 27 nga paraqitjet janë refuzuar dhe mendoj se duhet të sqarohen arsyet e refuzimit. Në pasaportat e tyre nuk kanë adresë të përhershme të qëndrimit në Maqedoni, e cila është kusht për votim, dhe arsyeja e dytë e refuzimit është se apsolutisht ata nuk figurjnë në listën zgjedhore që të mund të paraqiten për votim në diasporë”- tha Anëtar i KSHZ-së
Në fillim të seancës së sotme të KSHZ-së pati pakënaqësi mes anëtarit të Lëvizjes Besa i cili tha se nuk njoftohen në kohë korrekte për caktimin e seancave. Ai shtoi se për seancën e sotme nuk ka qenë i njoftuar paraprakisht as ai e as anëtarja e BDI-së, Ditmire Shehu, e ndërkohë Derkovski mohoi një gjë të tillë duke thënë se që të dy kanë qenë të njoftuar nga ana e shërbimeve për seancën e sotme.
Vjollca Aliti