KSLM kërkon pagë minimale prej 16.000 denarëve në Maqedoni

KSLM kërkon pagë minimale prej 16.000 denarëve në Maqedoni

Duke pasur parasysh parametrat e pagës mesatare e cila arrin shumën prej 25,000 denarë, nëse shporta e konsumatorit është 32.653 denarë, se direktiva evropiane e pagës minimale është që ajo duhet të jetë së paku 60% e pagës mesatare në vend, atëherë punëtorët duhet të respektohen dhe paga minimale të jetë 16.000 denarë, kërkojnë nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSLM).

“Në duam një jetë të denjë dhe dinjitoze për të gjithë punëtorët, ndërsa duke pasur parasysh që një familje katër anëtarëshe me dy rroga minimale duhet të arrijë shportën e shpenzimeve dhe premtimet e Qeverisë nga vitet 2015 dhe 2016, ne kërkojmë që të respektohet direktiva evropiane për pagat minimale prej të paktën 60 përqind të pagës mesatare”, thonë nga KSLM.

Nga atje thonë se pas miratimit të ligjit të pagave minimale në vitin 2012, këto parime të dakorduara përdoren sot si masë populiste nga partitë politike vetëm kur duhet të fitojnë më shumë pikë, veçanërisht në periudhat parazgjedhore.

Nga atje shtojnë se ideja ishte për të siguruar një jetë të mirë, prandaj sot duhet të reagojmë sepse është e qartë se dikush dëshiron të manipulojë të gjithë neve për të siguruar plus pika politike në terren.

“Me rritjen e pagës së paralajmëruar prej 5%, qeveria tani u ka borxh edhe 20% të tjerë punonjësve të sektorit publik, pasi është një detyrim ligjor, ndërsa ne mbetemi të fundit në rajon për sa i përket të ardhurave personale dhe pagave mesatare prapa Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë dhe ne kemi paga të nivelit me pagat sociale”, thonë nga atje./Telegrafi/