Kthehen pritjet e gjata në Merdare

Përkundër temperaturave të ftohta, mërgimtarët po detyrohen të presin me orë të tëra në pikën kufitare në Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Merdarja në pikën kufitare Serbinë po zgjasin 180 deri në 200 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje.

Ndërkaq, mërgimtarët sonte i ka vizituar deputeti Labinot Tahiri, i cili ka thënë se është tejet e vështirë që në temperaturat e ftoha të pritet nëpër kufij.

Ai ka blerë disa batanije të cilat do tua dhurojë mërgimtarëve që janë në kolona.

“Në emrin e qytetarëve të Kosovës, për ju vëllezër e motra gurbetqarë, jam nisur në Merdare në Kufi, për të ju dhënë nga vetja sadopak nga një batanije( Qebe) për rrugë! Edhe pse e di që i keni të gjitha, si shenj e pritjeve me orë të gjata me vrau ndërgjegjja që të qëndrojë i ulur në shtëpi! Dhe u nisa tani për atje”, shkruan Tahiri në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, mërgimtarë të shumtë ia mësynë Kosovës në fund të muajit dhjetor për të festuar festat e fundvitit në vendlindjen e tyre, por ata janë shprehur të pakënaqur me pritjet e gjata që po ndodhin tash e sa vite në pikat kufitare Kosovë – Serb.

Për të përcjell gjendjen aktuale dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës klikoni KËTU  /Telegrafi

TAGS