Ktheni paratë e vjedhura që ta lani borxhin ndaj qytetarëve!

Ktheni paratë e vjedhura që ta lani borxhin ndaj qytetarëve!

Shkruan: Hasim MURTEZANI

Keqpërdorimi i parave dhe pronave shtetërore-popullore, e ka shoqëruar vendin tonë që nga koha e ndarjes nga Jugosllavija 1991 e deri më sot.

Me paratë publike dhe pronën e saj, politikanët e korruptuar dhe zyrtarët shtetërorë, kanë aritur të krijojnë pasuri dhe për gjashtë breza pas tyre.

Larjen e parave të zeza ilegale dhe antiligjore, kanë aritur në mënyrë profesionale ta shëndrojnë në biznese dhe pasuri, duke i humbur gjurmët e rrugëve korruptive.

E gjithë kjo është bërë në mungesë të sistemit juridik ligjor, i cili sistem pikërishtë nga këto njerëz që shkatëruan pasurinë shtetërore-popullore aritën nga të njëjtat para të pista, të “blejnë” dhe korruptojnë ç’do person në organet e drejtësisë dhe gjyqësisë i cili do paraqiste rrezik për ndjekje të veprimtarisë së tyre.

Ky shtet në mungesë të sistemit juridik ligjorë erdhi në këtë derexhe që nga vendi dhe shtëpija e tyre këtë të korruptuar dhe kriminalizuar, të marin çfarë të mundin si egërsirat që copëtojnë gjahun e tyre në nivelin më të lartë të urisë.

Sot ne po shijojmë varfërinë dhe jo standardin jetësorë pikërishtë nga këto njerëz që rrjepën shtetin dhe vendin e tyre dhe pastaj flasin për patriotizëm dhe atdhedashuri.

Nuk ka formë që lanë këtë borxh që këta njerëz ju kanë popullatës dhe taksapaguesve të këtij vendi, jashtë se ata të rikthejnë atë që kanë përvetësuar joligjërishtë.

MASA E KONFISKIMIT TË PASURISË SË PALIGJSHME është i vetmi mekanizëm që ata mundë të lajnë “gjunahet” e tyre ndaj vendit dhe popullit të tyre.

Nuk ka shtet juridik dhe nuk ka BE nëse nuk ka përgjegjësi penale dhe konfiskim të pasurisë joligjore!