Kthesë e papritur në të ardhmen e Mandzukic, i vjen një ofertë nga Gjermania

Kthesë e papritur në të ardhmen e Mandzukic, i vjen një ofertë nga Gjermania
10:54 | 2 Nentor 2019

Juventus ka një numër të madh sulmuesish në skuadër dhe dëshiron të largojë Mario Mandzukic.

Sulmuesi kroat mund të largohet nga kampionët e Serie A që në aftin kalimtar të janarit.

Është Manchester United skuadra më e përmendur për të transferuar Mandzukicin.

Por, së fundi një ofertë e mirë nga Gjermania mund të tundojë Mandzukic për të ndërruar mendja.

TuttoMercatoWeb raporton se Borussia Dortmund po kërkon Mandzukicin, përcjell lajmi.net.

Bundesliga për Mandzukic nuk është një kampionat i panjohur, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e Wolfsburg dhe Bayern Munich./Lajmi.net/

TAGS