Kthimi i Pogbas te Juventusi duket i vështirë për këto arsye

Kthimi i Pogbas te Juventusi duket i vështirë për këto arsye
21:37 | 18 Qershor 2019

Juventus vazhdon të ëndërrojë rikthimin e Paul Pogbas në Torino.

Mesfushori francez ishte larguar nga Juventus në verën e vitit 2016 për t’iu bashkuar Manchester United për 105 milionë euro.

‘Zonja e Vjetër’ ka shprehur dëshirë të rikthej sërish Pogban, por ky operacion duket i vështirë për disa arsye.

Kërkesa e Manchester United prej 160 milionë euro për Pogban, duke e paarritshme për Juventusin, përcjell ‘lajmi.net’.

Ky finalizim bëhet edhe më i vështirë kur dihet se Real Madrid i kanë ofruar tashmë 120 milionë euro për mesfushorin./Lajmi.net/

TAGS