Ku mbeti statusi ish-ushtarëve të UÇK-së së vitit 2001?

Nehat Jahiu

PSE NUK U PËRFSHI NË PLATFORMËN TUAJ LIGJI PËR STATUSIN E VETERANVE, INVALIDVE DHE FAMILJEVE TË DËSHMORVE TË VITIT 2001 ?!…

Unë disa herë në shkrimet e mia e kam potencuar se në platformën e përbashkët të partive politike shqiptare duhet të jetë një pikë e posaçme për zgjidhjen me ligj të statusit të veteranve, invalidve dhe familijeve të dëshmorëve të vitit 2001. Unë nuk mund ta kuptoj nga këta liderë të partive tona se çfarë i pengoi që kjo pikë mos të futet në platformë?!… Ky është një turp i turpit dhe as që duhet ti gëzohen kësaj platforme e cila pa këtë pikë nuk është më tepër se asgjë. Nëse merret dhe analizohet në detaje kjo platform e ashtuquajtur e përbashkët e partive politike shqiptare ka shumëherë kam potencuar disa herë në opionet e mia dhe sëpaku kam dhënë mendin tim për shumë mangësi dhe paqartësi, por ajo mbi të cilën nuk kam besuar se deri në fund të nënshkrimit të saj nga këta liderë partiak dhe përfaqësues të popullit nuk e kam besuar se një pikë nuk do jetë e posaçme për zgjidhjen e me ligj të statusit të veteranëve, invalidve dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit të vitit 2001. Kurrën e kurrës nuk e kam besuar se kaq lehtë do të kalohet kjo platformë pa këtë pikën më kryesore. Nuk mund ta kuptoj se si aq letë nga këta liderë shqiptarë të partive poltike mund të shkilet e drejta e kësaj kategorie dhe mos të përfshihet në platformë, por me syhapur të shkilet me duar e me këmbë mbi sakrificat dhe gjakun e atyre që o sollën këtyre që me shumë komoditet të bisedojnë dhe të bëjnë platforma dhe duke rrah gjoks dhe duke bërë platforma duke u bazuar nga Marrveshja e Ohrit të cilën e sollën mu këta bija e bija të popullit edhe ata ( ato) nuk pranuan këtë marrveshje të tillë gjsmake duke u pajtuar me kompromisin e përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe liderëve tani të ndjerë të partive politike shqiptare. Po ju të njejtit tani me propozim të kryeministrit shqiptarë të shtetit amë z. Edi Ramës dhe kryetarit të të shtetitë Kosovës z Haçit uleni në një tryezë të përbashkët për të bë një platformë të përbashkët për shqiptarët e Maqedonisë edhe duke e marrë për bazë Marrveshjen e Ohrit, ndërsa në anën tjetër pikë të posaçme për veteranët, invalidët, familjeve të dëshmorëve mos të gjendet në këtë platformëën tuaj të cilën do e prezentoni në bisedat që ju presin për formimin e qeverisë së re. Kjo është për tu habitur dhe nuk e di pse bërët në mesin e shumë lëshimeve një pikë me vlerë dhe shumë me peshë siç është zgjidhja e statusit të kategorisë së njerëzve të latpërmendur. Një gjë e tillë lenë për të menduar dhe për të analizuar shumë gjërë e gjatë edhe ate në detaje.. Këtë nuk po mund ta kuptoj dhe as që mund të bind dikush që të bindem ndonjëherë. Se do të vijë një ditë dhe do të ndodhë një gjë e tillë dhe të mohet gjaku dhe jeta e bijave dhe bijve me të dashur të kombit nuk e ka besuar askush, por ja që tani jemi dëshmitarë të ndodhive të këtyre çështjeve dhe këto gjëra jo që harrohen, por edhe fare nuk diskutohen nga përfaqësuesit e popullit e tyre të cilët morën votën mu nga ky popull për të na përfaqësuar në instancat më të larta në pushtet si në parlament, qeveri etj. Po si nuk ju vie turp këtyre përfaqësuesve se në çdo zgjedhje parlamentare ose lokale që u mbajtën këtu në Maqedoni për ti fituar votat në çdo vend e kishin të mbushur gojën plot e përplot me usshtarë, invalidë dhe Dëshmorë të Kombit të një ushtrie të lavdishme siç isht ajo e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Me mos futjen e një pikeje të veçantë në këtë platformë të përbashkët po shihet kjartë jo që nuk është futur, por edhe nuk është biseduar fare edhe në tryezat e përbashkëta kur janë ulur për të unifikuar një platformë të përbashgkët me të cilën do të bisedohet me partitë politike me të cilat do të bëjnë bashkëqeverisjen. Këtë gjë nuk mund ta kuptoj aspak, sepse kursesi nuk ma kap logjika e të menduarit, por as që kam menduar dhe kam besuar ndonjëherë se një gjë e tillë do të ndodhë dhe kjo pikë e zgjidhjes së statusit të veteranve, invalidve dhe familjeve të dëshmorëve nuk do të përfshihet në këtë platformë të përbashkët të partive poltike shqiptare. Me këtë tani nuk më mbete asgjë të kuptoj, por nga e gjithë kjo shihet se dalgadal me mospërfilljen me ligj të zgjidhjes së statusit të kësaj kategorie shumë shpejtë do të harrohet sakrifica dhe gjaku i tyre, por njëherit dalngadal do të zhvlerësohet edhe kontributi dhe vlera e një ushtrie të lavdishme siç ishte Ushtria Çlirimtare Kombëtare, por sado që poltikanët duan të shkelin dhe të harrojnë këtë gjak, ai kurr nuk do të harrohet se toka e këtij vendi do ta dëshmoj gjithnjë. Njëherët populli dhe historia e tij kurr nuk do ti harroj, sepse ata nuk kontribuan dhe nuk flijuan për partitë politike dhe liderët e tyre, por luftuan dhe sakrifikuan për barazi dhe liri kombëtare të popullit të tyre.